www.Radioshqip.org

Forum
 
CalendarForumPortalliGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Pershendetje

Shko poshtė 
AutoriMesazh
DOCTOR



Male
Numri i postimeve : 14
Age : 38
Localisation : USA
Emploi : I will tell you later
Loisirs : NONE
Registration date : 08/01/2007

MesazhTitulli: Pershendetje   Wed Jan 24, 2007 5:27 pm

Desha tu a bej te ditur se ketu mund te pyesni per cfaredo lloj problemi qe mund te keni me shendetin, pyetje ne lidhje me patollogji (semundje) te ndryshme dhe cdo gje tjeter qe lidhet me shendetin tuaj.
Si Student Mjekesie ne mbarim te studimeve, do te mundohet qe t'ju pergjigjem pyetjeve dhe shqetesimeve tuaja sipas njohurive dhe aftesive te mia mbi kete fushe.

Mirepres sugjerimet tuaja.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.radioshqip.net
[Master]

avatar

Male
Numri i postimeve : 237
Age : 34
Localisation : London
Registration date : 23/08/2006

MesazhTitulli: Re: Pershendetje   Thu Jan 25, 2007 12:15 pm

Sic e shikojm dhe Doktorin e kemi ketu dhe ju mund te beni pytjet tuja sic po e bej un tani nje """ O doktorri Ne se un du te le duhanin si mund ta le Razz ? """

_________________
ŗxŗ(L)ŗxŗ Me jep Vetem zemren
te jap gjithe jeten
ŗxŗ(L)ŗxŗ
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.Radioshqip.org
[Inter]

avatar

Male
Numri i postimeve : 352
Age : 27
Localisation : Shkoder . Veri per ato qe nuk e dine ;p
Emploi : Student & Punonjes ne nje Net Caffe
Loisirs : Shum shum shum sa nuk di me i numru ;p
Registration date : 11/11/2006

MesazhTitulli: Re: Pershendetje   Fri Jan 26, 2007 6:56 am

Se edhe mua doktor me keni Smile Tani [Master] nqs do te lesh duhanin bjeri me grushta e shjelma vetes edhe thuaj pse e fillova duhanin Razz

_________________
Proud To Be Albanian !!!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://WwW.AlbTek.Com
[Master]

avatar

Male
Numri i postimeve : 237
Age : 34
Localisation : London
Registration date : 23/08/2006

MesazhTitulli: Re: Pershendetje   Fri Jan 26, 2007 8:25 am

hahaahahaahahahaahaha jo re dreq se me dhem me i ra vetes he se po vi te bi ty se aty nuk me dhem Very Happy

_________________
ŗxŗ(L)ŗxŗ Me jep Vetem zemren
te jap gjithe jeten
ŗxŗ(L)ŗxŗ
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.Radioshqip.org
DOCTOR



Male
Numri i postimeve : 14
Age : 38
Localisation : USA
Emploi : I will tell you later
Loisirs : NONE
Registration date : 08/01/2007

MesazhTitulli: Re: Pershendetje   Sat Jan 27, 2007 1:27 am

Se pari flmd qe moret pjese ne temen e hapur enkas per pyetjet dhe shqetesimet te lidhura drejtpersedrejti me shendetin tuaj.

Se dyti me lejoni te shpjegoj pak efektin dhe rolin qe luan duhani dhe perberesit e tij kryesore tek njeriu.
Sic e dini, Nicotina eshte perberesi kryesot i duhanit. Varesia ndaj nikotines eshte e llojeve te ndryshme, qe lidhet direkt me kushtet psikologjike te qenjes njerezore. Truri i njeriut eshte shume i ndjeshen ndaj Nicotines dhe duhani eshte nje nga percuesit kryesor te Nicotines ne tru.
Nje pires duhani i rregullt qe mund te "thithe" cigaren te pakten 10 here, dhe qe pi perafersisht 1-1 1/2 (qe eshte baraz me 30 cigare ne dite) i dergon trurit rreth 300 doza nikotine ne dite. Nkotina hyne ne klasen e drogave te quajtura psikoaktive, qe tek disa kategori njerezish mund te jete me varese sesa heroina. Sikurse edhe Kokaina dhe heroina edhe nikotina shkakton crregullime ne perberjen kimike te trurit.

Tani do te them dicka ne lidhje me lenjen e duhanit qe per shumicen e atyre qe e pine duket si nje gje e pamundur per tu realizuar. Por me deshire dhe vullnet te paster eshte nje dicka qe mund te arrihet me sukses.

Varesia ndaj Nikotines eshte shume e madhe. Dhe vendimi per te lene duhanin eshte nje vendim i rendesishem aq sa eshte nje gje shume e veshtire per tu realizuar. Disa njerez e provojne 2-3 here apo edhe me shume derisa arrijne qe perfundimisht ta lene duhanin.


Me poshte po rendis disa nga arsyet se pse duhet ta leni duhanin.

Lenja e duhanit mund te rezultoje si nje nga vendimet me te rendesishme te jetes suaj.
Nqse e leni duhanin:

*Do te jetosh me gjate dhe me mire, dmth do te kesh nje jete me pa probleme shendetsore.
*Lenja e duhanit do te zvogeloje ne maksimum rrezikun e nje ataku zemra, apo edhe kanceri.
*Nqse jeni grua shtatezene, lenja e duhanit do te rrise probabilitetin e te pasurit se nje femije te shendetshem.
*Njerezit me te cilet bashkejetoni, kryesisht femijet, do te jene shume me te shendetshme ne nje ambjent qe nuk pihet duhani.
*Gjithashtu do te kete nje ndikim edhe ne anen ekonomike.


Peser Hapat qe duhen Ndermarre per te realizuar lenjen e duhanit.

Studimet e deritanishme kane konstatuar qe nqse ndermerren keta hapa ne nje menyre te rregullt dhe aktive, do te behet e mundur lenja e duhanit dhe varesise ndaj Nikotines. Probabiliteti per nje rezultat pozitiv eshte ne rastet kur keto hapa ndermerren sebashku dhe te kombinuar me njeri-tjetrin.

1. Pergatitu
2. Gjej mbeshtetje, e cila duhet te jete patjeter morale dhe ne nje shkalle super te larte.
3. Mesohu me nje sjellje tjeter te vetvetes
4. Merr ilacet e dhena qe mund te te ndihmojne ne lenjen e duhanit.
5. Gjithashtu pergatite veten per situata te veshtira .


  • . Duhet qe patjeter ti caktosh vetes nje date ne te cilen do te fillosh perpjekjet e para per te lene duhanin. Duhet qe te hedhesh te gjitha cigaret qe ke ne shtepi apo edhe vendin e pune.
  • Mos te lejo qe te pihet duhat ne ambjentin ku ti jeton apo punon, dhe nqse kjo eshte e pamundur mundohu qe te rrish larg ambjenteve te tilla temptuese.
  • Kurajoja eshte gjithashtu nje nder faktoret kryesore ne lenjen e duhanit. Duhet qe te kesh mbeshtetjen maksimale te njerezve qe te rrethojne ne jeten e perditshme.
  • Mundohu qe ta mbash mendjen te zene me gjera te tjera, qofshin keto bisede me dike, nje shetitje, apo edhe te merresh me nje pune tjeter ne menyre qe te te mbaj mendjen larg duhanit.
  • Ne fillimet e kesaj perpjekjeje duhet qe te mundohesh te ndryshosh menyren se si ke punuar me pare, si e ke bere gjerat ne menyre qe mendja te jete larg duhanit.Dy javet e para jane shume te veshtire qe te mesohesh me nje rutine tjeter te berjes se gjerava.
  • Mundohu ta mbash veten te preokupuar me gjera te ndryshme.
  • Mundohu te konsumosh sa me teper lengje dhe fruta.

Duhet qe patjeter te jesh i rregullt ne marrjen e ilaceve ndihmese per lenjen e duhanit si:

*Bupropion SR--Mund te merret me recete nga doktori.
*Cimcakiz me permbajtje Nikotine--Mund te merret pa recete
*Inhalues nikotine--Mund te merret me recete
*Nje perbere Nikotinik qe mund te merret me ane te hundes dhe qe merrert me recete.


Nje nder pengesat kryesore qe mund te hasen gjate procesit te lenjes se duhanit kane te bejne me situata te veshtira ne rruge e siper.

Gjate procesit se lenjes se duhat, perdorimi i cdo lloj alkooholi eshte rreptesisht i ndaluar, ngaqe mund te ule probabilitetin e suksesit se lenjes se duhanit.
Duhet qe te evitohen kontaktet me njerezit qe jane konsumues te rregullt te duhanit.
Gjate procesit te lenjes se duhanit do te vini re si ndryshime fiziologjike ashtu edhe fizike, si shtim ne peshe etj. Duhet ndjekur me kujdes nje diete e shendetshme dhe aktive.
Ne situata te tilla mund te shkohet deri ne gjendje stresi dhe depresioni si reluzulta e shkeputjes se varesise ndaj Nikotines.


Disa kategori njerezish jane te keshilluar qe ne menyre te menjehershme te arrijne ne lenjen e zakonit te pirjes se duhanit, perdorimi i te cilit mund te coje ne perkeqesim te kushteve fizike dhe fiziologjike.
Ne keto kategori qe duhet patjeter ta lene duhanin bien:
*Grate shatezena apo nenat e reja (ato qe sapo kane lindur nje femije) gje e cila i ndihmon ato qe te kene nje shtatezani te shendetshme dhe pa probleme dhe qe siguron nje mbarevajtje te mire te shendetit te bebes dhe vete nenes.
*Ata te cilet shtruar ne spital per nje patollogji, gje qe shpie ne ulje te numrit te problemeve shendetsore si dhe nje sherim me te hershem dhe me te plote.
*Pacientet te cilet kane kaluar nje atak zemre, qe shpie ne ulje te rrezikshmerise se nje ataku tjeter kardiak.
* Te gjithe ata qe kane kaluar apo edhe kane kancer te mushkerive, kokes, apo edhe te qafes.
* Prinderit qe bashkejetojne me femije te vegjel, ngaqe inhalimi sekondar i tymit te duhanit eshte po aq i demshem per shendetin e njeriut sa edhe pirja direkte e duhanit.



Shpresoj qe ti jem pergjigjur sadopak pyetjes tuaj, mgjse ka shkuar edhe shume vone tani. Uroj qe te kesh sukses ne lenjen e duhanit ngaqe sic e shpegova edhe me siper, ka vetem efekte pozitive jo vetem ne gjendjen shendetsore tenden ne te tashmen por edhe gjendjen tende te ardhme dhe te atyre qe te rrethojne.

Ju uroj suksese dhe mbarevajtje te sukseshme ne kete rruge.

Pershendetje.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.radioshqip.net
[Master]

avatar

Male
Numri i postimeve : 237
Age : 34
Localisation : London
Registration date : 23/08/2006

MesazhTitulli: Re: Pershendetje   Sat Jan 27, 2007 4:17 am

ca ben re naqe apo ti se di qe un pertoj me lexu ke shkrujt shum du dike me ma lexu Razz flm naqe Wink

_________________
ŗxŗ(L)ŗxŗ Me jep Vetem zemren
te jap gjithe jeten
ŗxŗ(L)ŗxŗ
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.Radioshqip.org
DOCTOR



Male
Numri i postimeve : 14
Age : 38
Localisation : USA
Emploi : I will tell you later
Loisirs : NONE
Registration date : 08/01/2007

MesazhTitulli: Re: Pershendetje   Mon Jan 29, 2007 12:04 am

Well, une thashe se deshe me lane duhanin. Mgjate eshte e drejta jote qe ta lexosh apo jo. Kur te kesh kohe nuk do te jete keq sikur ta besh nje perpjekje per ta lene, sepse anet pozitive do te jene te shumefishta.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.radioshqip.net
tung



Numri i postimeve : 25
Registration date : 28/08/2006

MesazhTitulli: doctorit   Mon Jan 29, 2007 7:09 pm

he si jeni a jeni mir jam nje zonje shqipetare jetoj ne amerik ,flm per pranimin e pyetjeve dhe nevojave tona ce kemi nder ato jam edhe une dua ta bej edhe une nje pyetje persa i perket shendetit ,dua nje mesim nga ty,kam dhimje ne kembe shum te them rreth dy muaj edhe sme pushon nat dit ,kam ikur nder doktorr kam marr ilace edhe te gjitha asgje asnje permisim ne fakt kam nerv shijatik me kupton se keshtu me ka dal te lutem me meso edhe ti cfar duhet te bej me kte semundje mos ka ndonje gje qe me tregon ti qe se kam provuar ,e pres pergjigjen me pa durim se kam edhe mpimje ne kembe dhe me zien nga mrenda eshte e vertet nerv shijatik apo cfar te lutem me keto shenja qe kam deshir te me sqarosh pak flm shum bye.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
DOCTOR



Male
Numri i postimeve : 14
Age : 38
Localisation : USA
Emploi : I will tell you later
Loisirs : NONE
Registration date : 08/01/2007

MesazhTitulli: Re: Pershendetje   Tue Jan 30, 2007 12:17 am

Ne rradhe te pare me lejoni qe ne emrin tim dhe besoj edhe te krejt stafit te radioshqip t'ju uroj mireseardhjen ne mesin tone. Te falenderoj njekohesisht per pjesemarrjen tuaj ne diskutimin e ketyre temave. Dhe te siguroj qe do te bej te pamunduren qe tu pajis si juve ashtu edhe te gjithe te tjeret frekuentues te ketij forumi me informacionin e duhur ne lidhje me problemet tuaja te ndryshme ne fushen shendetsore.
Tani ne lidhje me shqetesimin tuaj e nderuar zonje, do te doja te dija pak me teper sesa keni konstatuar ne shkrimin tuaj. Po patet mundesi me jep me teper detaje, si psh:
Sa kohe ka dhimbja qe te ka filluar?
Ne cfare regjioni te gjymtyreve eshte e lokalizuar dhimbja, duke ditur se kemba fillon qe ne regjionin koksigal e deri tek gishtat e kembes?
Sa e shpeshte eshte dhimbja?
Kush e acaron me teper, si psh. ecja e tepert, ndenja ne kembe per ore te tera etj?
Cfare ilacesh keni marre per ta kuruar ate?
Cilat kane qene konstatimet e personelit mjekesor ketu?


Pres pergjigjen tuaj.

P.S. Po e pate bezdi te me pergjigjesh ketu, mundeni ne cdo kohe te me dergoni mesazh privat dhe do te mundohem qe me njohurite qe zoteroj ne kete fushe t'ju pergjigjem ne menyren me adekuate qe te jete e mundur.

Edhe njehere faleminderit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.radioshqip.net
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Pershendetje   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Pershendetje
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
www.Radioshqip.org :: Trupi dhe Shėndeti-
Kėrce tek: