www.Radioshqip.org

Forum
 
CalendarForumPortalliGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Shpjegimi i nje endrre

Shko poshtė 
AutoriMesazh
SKORPIONSKING

avatar

Male
Numri i postimeve : 66
Age : 33
Localisation : elbasan(detroit)
Emploi : hacker
Loisirs : hacker
Registration date : 17/01/2007

MesazhTitulli: Shpjegimi i nje endrre   Sat Jan 20, 2007 8:24 am

U bene e disata here qe shikoj nje enderr te vecante.Por kete radhe si asnjehere nga radhet e meparshme,endrra ime ishte teper e ndezur.Ngjyrat e ambjentit ku shfaqesha dhe subjekti ishin me te ndezura sec mund ti perfytyroj,ne realitet.Ndoshta ngaqe isha icik semure para se te flija.

Isha me dhimbje koke kur shkova ne shtrat.Qepallat e syve me rendonin plumb dhe nuk mbaj mend me tej,dhe ketu fillon endrra..

<<Me shfaqet sikur,sapo kisha dale nga salla e leksioneve.Qielli ishte gri,pemet leshonin gjethet e fundit mbi trotuar,studente qe zgjidhnin bicikletat,tjere qe ndiznin motorrat,dhe me ne fund nje heshtje e frikshme,askush nuk dukej ne rruge.Kaloj rrugen tek-kalimshe qe ndodhet para fakultetit dhe si zakonisht kthej per majtas dhe marre nje rruge tjeter,dhe kjo tek-kalimshe gjithashtu.Ne krah djathte te saj ka nje rrjesht te gjate me peme.Ne te dy krahet e saj parkohen makina dhe gjithnje eshte e mbushur plot.Asnje makine ne levizje,asnje kalimtar,vetem une.Trotuari eshte me gropa dhe ndane saj eshte nje fushe futbolli e rrethuar me rrjete,dhe me tej nje konvikt studentesh,ne fund te rruges dallohen tre stola dhe nje park i vogel,por per cudi askush..
Ecja ne trotuarin e ngushte mes makinave te parkuara dhe rrjetes qe rrethon kampin e futbullit,dhe papritmas me shkojne syte tek nje makine..ishte nje ford i gjelber,nga ata te vjetrit,por jashtezakonisht i pastruar nga jashte...mbrenda ishte nje vajze..(shpjegim)'qe kemi qene bashke per disa kohe dhe me pas per fajin tim apo per fajin e saj,gje qe se kam te qarte as tani,ne u ndame,dmth kete vajzen e njoh'..Floket i kishte lene ti bienin mbi parakrahe,ishte e veshur me rroba te zeza,dhe me shikonte drejt e ne sy.Ftyren e kishte te zbehur,qendronte palevizur,dhe me shikonte ..Kishte nje shprehje ne fytyre sikur donte te me thonte 'te urrej,je ti fajtori,qe un vuaj '.Syte e saj flisnin shume...dhe nuk di sesi por ndjeja keqardhje,respekt ngaqe me ka dashur,por dashuri...hm se di..i thirra ne emer,nuk me pergjigjej,vetem me shikonte,ashtu e palevizur,ne drite te syut,i bera me shenje te hapte xhamin e makines,perseri me shikonte..
ftyra e zbehte dhe syte e saj qe me thonin..'ti je fajtor,te kam dashur,oh sa te kam dashur,te urrej ndoshta..nje urrejtje e sforcuar'...fillova te ndjej nje keqardhje te madhe per ata sy qe me shikonin ashtu..ndihesha fajtor dhe me vinte te perulesha para saj...ta falenderoja per ndjenjen e saj,ta respektoja,te beja gjithcka per te,ta perqafoja..po,ta perqafoja,kjo ishte deshira qe me mundonte me shume..sillesha rreth makines..i thirrja ne emer me sa kisha ne koke..i beja shenje te hapte xhamin..asgje...perseri i njejti shikim...perseri ftyra e zbehte dhe syte e saj qe flisnin me shume se njemije fjale..>>

U zgjova isha i teri ne djerse..koka sme dhimte me..por thingya tjeter nisi te me preokupoje..

ca dmth kjo enderr?
__________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.radioshqip.org
SKORPIONSKING

avatar

Male
Numri i postimeve : 66
Age : 33
Localisation : elbasan(detroit)
Emploi : hacker
Loisirs : hacker
Registration date : 17/01/2007

MesazhTitulli: Re: Shpjegimi i nje endrre   Sat Jan 20, 2007 8:25 am

Per mendimin tim, ti vuan nga kjo ndarje, dhe ne menyre indirekte perpiqesh te bindesh ndergjegjen tende qe edhe ajo vuan per ty!

Sic thote Sigmund Freud : Motorri i endrrave jan deshirat te Inconscio(nuk e di ne shqip)!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.radioshqip.org
SKORPIONSKING

avatar

Male
Numri i postimeve : 66
Age : 33
Localisation : elbasan(detroit)
Emploi : hacker
Loisirs : hacker
Registration date : 17/01/2007

MesazhTitulli: Re: Shpjegimi i nje endrre   Sat Jan 20, 2007 8:25 am

Motorri i endrrave jane deshirat e subkoshiences. Edhe kjo nuk eshte fjale shqip, por ky eshte termi qe perdoret ne psikologji. Shqiperimi i fjales do te ishte nen-ndergjegjja.

Ka mundesi qe ti te kesh menduar nje cike per te gjate dites, dhe po sipas Frojdit, endrrat e kane zanafillen tek perjetimet qe ben njeriu gjate dites, keshtu qe mos e mbaj mendjen atje
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.radioshqip.org
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Shpjegimi i nje endrre   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Shpjegimi i nje endrre
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
www.Radioshqip.org :: Trupi dhe Shėndeti-
Kėrce tek: