www.Radioshqip.org

Forum
 
CalendarForumPortalliGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Anemia dhe bimet qe e kurojne ate

Shko poshtė 
AutoriMesazh
SKORPIONSKING

avatar

Male
Numri i postimeve : 66
Age : 33
Localisation : elbasan(detroit)
Emploi : hacker
Loisirs : hacker
Registration date : 17/01/2007

MesazhTitulli: Anemia dhe bimet qe e kurojne ate   Sat Jan 20, 2007 8:20 am

Bimėt jeshile qė kurojnė aneminė

Mungesa e hekurit ėshtė shkaku mė i shpeshtė i anemisė, madje e shfaqjes sė saj ėshtė mė e shpeshtė tek femrat, dhe kjo pėr shkak tė menstruacioneve (qė natyrisht shoqėrohen me humbje gjaku dhe me humbje hekuri). Nė moshat e shtyra, anemia nga mungesa e hekurit ka shumė mundėsi tė jetė pasojė e kancerit nė gjak, ndėrkohė qė tek fėmijėt mundet qė mungesa e hekurit tė jetė pasojė e sasisė tė pamjaftueshme nė dietė.

Shenjat

Lodhje, takikardi, zbehje, gjuhė e lėmuar, thonj tė deformuar dhe tė thyeshėm (koilonychia). Nė ekzaminimin e gjakut periferik shihen eritrocite tė vogla dhe mė pak hemoglobinė. Niveli i hekurit nė serum ėshtė i ulėt. Niveli i transferinės (njihet edhe si TIBC - angl: total iron binding capacity) ėshtė i rritur. Biopsia e palcės tė kockave ėshtė analiza mė e besueshme pėr sasinė e hekurit nė organizėm. Mjekėt kėshillojnė qė nė kėtė rast, kjo mungesė tė trajtohet me sulfat hekuri, 325 mg, 3 herė nė ditė. Efekti fillon e shfaqet pas 1 jave, dhe niveli i hemoglobinės normalizohet brenda 2 muajsh. Anemia mund tė jetė sideroblastike dhe nė kėtė rast karakterizohet nga prania e sideroblasteve. Sideroblastet janė qeliza eritrocitike qė kanė njė unazė "prej hekuri" nė citoplazmė. Ajo shkaktohet nga eritropoeza joefektive. Shkaqet kryesore tė shfaqjes sė sėmundjes janė alkoolizmi kronik, barnat (shpesh izoniazidi) dhe defektet gjenetike. Si ēdo anemi tjetėr, shenjat mė tė dukshme janė lodhje, takikardi, zbehje, etj. Diagnoza kryesore ėshtė niveli i hekurit nė serum ėshtė i rritur. Niveli i transferinės (TIBC) mund tė jetė normal ose i rritur. Niveli i ferritinės ėshtė i rritur. Nė biopsinė e palcės tė kockave shihen sideroblastet. Sipas mjekėve specialistė, kjo sėmundje mund tė trajtohet me piridoksinė (vitaminė B6).

Kėshillat

Kėtyre tė sėmurėve u kėshillohet pėrdorimi i frutave tė freskėta, qė pėrmbajnė vitaminė C, e cila ndihmon nė absorbimin ose marrjen e hekurit. Nėse pinė kafe, ēaj, kakao apo edhe lėngje tė tjera, qė pėrmbajnė kafeinė, duhet t'i marrin dy orė para ose pas ushqimit, sepse vėshtirėsojnė absorbimin e hekurit. Pėr kurimin e kėsaj sėmundjeje, nė mjekėsinė popullore pėrdoren pothuajse tė gjitha perimet dhe tė gjitha pjesėt e bimės, frutat, gjethet, degėt, rrėnjėt etj. Nė vendet arabe hurma ėshtė ushqim kryesor, i cili shuan urinė pėr shkak tė pėrbėrjes sė celulozės. Hurmat kanė gjetur pėrdorim tė mirė kundėr anemisė. Gjithashtu karota ėshtė e pazėvendėsueshme pėr shėndetin e njeriut. Lėngu ditor i karotės nė sasi prej 50-150 gr ėshtė ilaē efikas te tė sėmurėt qė vuajnė nga anemia. Karota nė periudhė rekord e rregullon pastrimin e gjakut. Kėshillohet pirja ēdo ditė e 150 ml lėng tė rrepės sė kuqe, para buke, apo tė konsumohet sa mė shpesh domatja. Duhet tė marret gjithashtu ēdo ditė 10 - 15 fruta tė mandarinės pėr njė kohė prej 20 - 25 ditė. Njė kurė e efektshme ėshtė edhe ajo e pėrgatitur nga 250 gramė gjethe hithre, 10 gramė uthull dhe 10 gramė gjethe delli. Tė gjitha kėto vendosen nė 1 litėr ujė tė ftohtė, ku qėndrojnė 12 orė. Pastaj zihen pėr 10 minuta, ėmbėlsohen sipas dėshirės me mjaltė dhe pastaj sėrish mbyllen dhe qėndrojnė tė mbyllura pėr 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjatė tėrė ditės me lugėn e kafesė. Fiku ėshtė njė frutė, qė pėrmban shumė karbohidrate, albuminė, yndyrė. Pėrdoret i freskėt, i tharė dhe i pėrpunuar nė produkte tė ndryshme. Rekomandohet tė pėrdoret nga personat e dobėsuar, nga anemikėt dhe nga ata qė ndiejnė shumė tė ftohtė, pasi i japin organizmit forcė dhe nxehtėsi.

Shenjat e sėmundjes

1- Lodhje
2- Takikardi
3- Zbehje
Ushqimet
1- Anemikėt duhet tė konsumojnė fruta me vitaminė C
2- Anemikėt duhet tė konsumojnė spinaq dhe barėra jeshile
3- Fiku, shalqini dhe luleshtrydhja, efikase pėr tė trajtuar aneminė
4- Anemia shkaktohet si pasojė e njė ushqimi tė keq
5- Anemikėt duhet tė pinė 150 gram lėng karotash nė ditė
6- Ēajin, kakaon dhe kafen duhet t'i marrin tri orė pėrpara se tė hanė, pasi ndryshe vėshtirėson tretjen.
7- Pacientėt duhet tė pinė ēdo ditė 150 ml lėng tė rrepės sė kuqe, para buke
8- Kėshillohet tė konsumohet sa mė shpesh domatja
9- Tė sėmurėt duhet tė marrin gjithashtu ēdo ditė 10 - 15 fruta tė mandarinės pėr njė kohė prej 20 - 25 ditė.

Anemia

Kurat me bimė mjekėsore, ndikim tė madh
Anemia vjen shpesh pas njė gjakderdhjeje tė madhe dhe tė fuqishme, mirėpo ērregullime mund tė vijnė edhe si pasojė e ushqimit tė dobėt dhe tė keq. Tė sėmurėt anemikė duhet tė konsumojnė ushqime tė shumėllojshme .

Anemia, transfuzione tė rregullta gjaku
Anemia mund tė shkaktohet edhe nga helmimi me plumb, i cili frenon enzimėn ALA dehidratazė (dehidrataza e acidit aminolevulinik); kjo ėshtė njė nga enzimat e sintezės tė helmit). Sipas shkencėtareve, simptomat si ēdo anemi tjetėr janė tė njėjta: lodhje, takikardi, zbehje, etj.

Anemia shfaqet 7 muajt e parė tė jetėsSimptomat shfaqen pas muajit 6-7 tė jetės (nė 6 muajt e parė bebja ka akoma hemoglobinė fetale alfa2gama2). Sipas mjekėsisė moderne, njė tjetėr mėnyrė pėr kurimin e tė sėmurėve me anemi ėshtė edhe pirja e tri lugėve tė vogla nė ditė nga masa e pėrftuar me shalqin, karafil, mastikė dhe sheqer. (Parajsa)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.radioshqip.org
 
Anemia dhe bimet qe e kurojne ate
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
www.Radioshqip.org :: Trupi dhe Shėndeti-
Kėrce tek: