www.Radioshqip.org

Forum
 
CalendarForumPortalliGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 bundesliga

Shko poshtė 
AutoriMesazh
DhE^DjAlLi^QaN

avatar

Male
Numri i postimeve : 35
Age : 29
Localisation : elbasan
Emploi : ][rome][
Loisirs : ][rome][
Registration date : 13/01/2007

MesazhTitulli: bundesliga   Sat Jan 20, 2007 8:02 am

Sebastian Daizler, lamtumira e hidhur!



Mesfushori i Bajernit tė Mynihut dhe i Gjermanisė, Sebastian Daizler, ėshtė tėrhequr nga futbolli nė moshėn 27-vjeēare, pėr shkak tė dėmtimeve tė njėpasnjėshme. Daizler, i cili humbi Kupėn e Botės tė zhvilluar nė Gjermani, pasi iu nėnshtrua operacionit nė gju pėr tė pestėn herė, e ka shpallur vendimin e tij nė njė konferencė pėr shtyp ditėn e martė, tė organizuar nga klubi. "Nuk kam mė pse tė vazhdoj, sepse dėmtimi nė gju ėshtė i rikuperueshėm. Ka qenė diēka e zakontė gjatė tė gjithė karrierės sime. Nuk mund tė luaj mė nė nivelin tim maksimal dhe nuk mė pėlqen tė tregoj vetėm gjysmėn e aftėsive tė mia nė futboll". Njė lojtar i "bekuar" me shpejtėsi, aftėsi dribluese dhe krosuese, ėshtė shikuar pėr shumė kohė si mė i talentuari gjerman i momentit dhe gjithashtu edhe mė shpresėdhėnėsi, por problemet me dėmtimet dhe gjendja e rėnduar psikologjike e kanė shtyrė tė japė dorėheqjen nga futbolli pėrfundimisht. Pasi debutoi nė Bundesligė nė moshėn 18-vjeēare me fanellėn e Borusias sė Mynshengladbahut nė vitin 1998, Daizleri zhvilloi ndeshjen e parė me pėrfaqėsuesen nė 2000-shin dhe u duk se karriera e tij kishte marrė zhvillim nė momentin kur firmosi me Bajernin e Mynihut nga Herta e Berlinit nė vitin 2002. Dėmtimi e la jashtė botėrorit tė 2002-shit dhe kėto probleme nuk e lejuan tė luante rregullisht me Bajernin nė sezonin e parė.
Rikthimi i lumtur Ai mbeti larg fushės pėr pesė muaj nė sezonin 2003 04, ndėrkohė qė kaloi nė depresion. Por me lindjen e djalit tė tij Rafael e mori veten pėrsėri. Ai ishte njė nga lojtarėt mė tė shkėlqyer tė Gjermanisė qė arriti gjysmėfinalen e Kupės sė Konfederatave nė 2005-n dhe Jurgen Klinsman shpresonte qė ai tė ishte mesfushori i krahut tė majtė edhe nė Gjermani 2006. Njė tjetėr dėmtim nė gju gjatė njė seance stėrvitore i shuajti shpresat e tij pėr tė marrė pjesė nė botėror. Nė sezonin aktual ai nuk ishte pothuajse aspak i pranishėm. U rikthye nė fushė, por nė rolin e rezervės, nė fund tė vitit tė shkuar, ku zhvilloi dhe njė ndeshje tė mrekullueshme nė fitoren e vėshtirė tė Bajernit 2-1 me Hamburgun. Ishte momenti ku mendohej se ai do tė rikthehej pėrfundimisht nė skenė, por ka vendosur qė me kaq mjafton. Pasi ka pasur besim shumė tė madh te lojtari, duke e mbajtur nė skuadėr pėr shumė kohė, Bajerni ka mbetur i zhgėnjyer nga vendimi i tij pėr tė hequr dorė dhe drejtori teknik, Uli Hėnes, shpreson qė lojtari tė ndryshojė mendje dhe tė vazhdojė pėrpjekjet. "Nuk e kuptoj aspak vendimin e tij, - tha Hėnesi nė tė njėjtėn konferencė pėr shtyp tė mbajtur ditėn e djeshme. - Nėse nė tė ardhmen ai do tė ndihet nė gjendje pėr t'u rikthyer, atėherė do tė ishte pėrsėri i mirėpritur kėtu". Daizleri ka luajtur 36 ndeshje pėr Gjermaninė dhe ka shėnuar 3 gola. Nė Bundesligė, ai ka luajtur 135 ndeshje dhe ka shėnuar 18 gola, duke fituar tri herė si kampionatin, ashtu dhe Kupėn.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.enearoma.4t.com
DhE^DjAlLi^QaN

avatar

Male
Numri i postimeve : 35
Age : 29
Localisation : elbasan
Emploi : ][rome][
Loisirs : ][rome][
Registration date : 13/01/2007

MesazhTitulli: Re: bundesliga   Sat Jan 20, 2007 8:03 am

Hargrivs mbetet nė Mynih!
Ergi Lubani



Mundėsitė qė objektivi i Manēesterit nė merkato, Ouen Hargrivs, tė largohet nga Bajerni i Myhihut nė verė, bėhet gjithė e mė i vogėl, pasi kampionėt e Bundesligės do tė humbasim njė seri mesfushorėsh nė fillimin e sezonit tė ardhshėm. Tė martėn, Sebastain Daizler bėri tė ditur lamtumirėn dhe kjo e shtyu Bajernin tė ndalonte transferimin e Ali Karimit te Al Ahlit, gjė qė ėshtė e pashmangshme nė qershor. Kėtyre dy mungesave u shtohen ato tė Hasan Salihamidxhiēit, qė ka firmosur me Juventusin, dhe Mehmet Shollit qė do t'i japė lamturimėn futbollit. Situata e krijuar e lė Bajernin me vetėm katėr mesfushorė nė muajin qershor: Mark van Bomel, Bastian Shvainstaiger, Andres Otl dhe pikėrisht Ouen Hargrivs. Kėsisoj, drejtori i pėrgjithshėm i bavarezėve, Uli Hėnes, tha se do tė shmangte largimet. "Nuk ėshtė rasti pėr tė lejuar largime tė tjera, - tha ai. - Duhet tė fillojmė tė tregohemi tė kujdesshėm me futbollistėt qė kemi nė skuadėr." Gjithsesi, nuk pėrjashtohet mundėsia qė Bajerni tė dalė nė merkato pėr tė kėrkuar pėrforcime pikėrisht pėr repartin e mesit tė fushės. "Merkatoja jonė ėshtė gjithmonė e hapur, - tha Hėnesi, - por gjithashtu po ndjekim me kujdes atė qė na sjell sektori i tė rinjve. Ndoshta duhet t'u japim mė shumė hapėsirė dhe pėrgjegjėsi talenteve tė reja, sesa tė bėjmė blerje tė shkaktuara nga paniku. Bajerni nuk ka ndėr mend tė reagojė si njė i sėmurė." Stefan Furstner, 19 vjeē, ėshtė futbollisti i fundit nga tė rinjtė, tė cilit Bajerni i ka ofruar njė kontratė profesionistėsh. Ai ėshtė njė mesfushor i tėrhequr dhe duket se po ndjek gjurmėn e prodhimeve tė tjera bavareze: Andreas Otl dhe Ouen Hargrivs.


Sanjol pėrsėrit: Bajerni kėrkon Riberinė
Uilli Sanjol bėri tė ditur se Bajerni i Mynihut ėshtė ende duke menduar pėr tė marrė mesfushorin e Marsejės, Frenk Riberi. Francezi e kishte shprehur haptazi dėshirėn pėr tė pasur nė skuadėr bashkatdhetarin, pas takimit qė drejtuesit e Bajernit dhe Marsejės zhvilluan pas njė miqėsoreje tė luajtur nė Dubai. Dje, Sanjoli ka konfirmuar se bavarezėt po interesohen pėr Riberinė, sidomos pas vendimit tė Daizlerit pėr t'i dhėnė lamtumirėn futbollit. Mbrojtėsi ėshtė i bindur se Bajerni do tė bėjė njė ofertė tė vėshtirė pėr t'u refuzuar. Sanjoli tha pėr "Le Parisien": "Frenku ėshtė njė objektiv real pėr Bajernin. Klubi e ka ndjekur qė nė ditėn e debutimit me Marsejėn. Unė e kam mik tė ngushtė Riberinė, por nuk dua tė ndėrhyj nė atė qė pėr tė ėshtė njė zgjedhje personale. I kam thėnė vetėm se Bajerni ėshtė njė klub i madh dhe sa e bukur ėshtė tė luash pėr kėtė skuadėr. Besoj se Bajerni do t'i bėjė njė ofertė tė parefuzueshme dhe ai do tė vijė."
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.enearoma.4t.com
DhE^DjAlLi^QaN

avatar

Male
Numri i postimeve : 35
Age : 29
Localisation : elbasan
Emploi : ][rome][
Loisirs : ][rome][
Registration date : 13/01/2007

MesazhTitulli: Re: bundesliga   Sat Jan 20, 2007 8:03 am

Tė ēmendur pas Shvainstaigerit...!



Shvainstaiger ėshtė shndėrruar pėr Bajernin nė njė nga lojtarėt mė tė rėndėsishėm. Pėr drejtuesit bavarezė, ai nuk ėshtė mė njė djalosh i ri, i cili duhet tė kėshillohet dhe tė mbahet afėr.
Nga "Shvajni" te Bastian
"Shvainstaiger ka mundėsinė tė bėhet njė lojtar i madh", - ka deklaruar shkurtimisht Hėnesi nė njė intervistė me "Munchner Abendzeitung". Ai duhet tė punojė mė shumė individualisht. "Ai duhet tė ngrejė njė karrierė mbi atė qė tregoi nė Kupėn e Botės dhe tė stabilizohet", - ka shtuar drejtori teknik i Bajernit. Gjithashtu, edhe portieri Oliver Kahn e vlerėson shumė mesfushorin e talentuar dhe ka besimin se do ta ēojė pėrpara. "Tashmė ai nuk duhet tė thirret mė me pėrkėdheli me shkurtimin Shvaini, tashmė ėshtė njė lojtar i pjekur dhe kyē pėr ne, - thotė Kahni pėr "Bild". - Bastiani duhet tė mendojė se ka kaluar periudhėn kur ishte njė lojtar i ri dhe duhet tė marrė mė shumė pėrgjegjėsi nė shpatulla. Mendoj se tashmė ėshtė i gatshėm. Njerėzit presin mė shumė prej tij. Nuk ėshtė mė ai "Shvainstaiger i para tri viteve". Ai ėshtė ambientuar shumė mirė nė rolin e mesfushorit pas dy sulmuesve dhe ėshtė njė lojtar i domosdoshėm pėr mbarėvajtjen e lojės. Ai e ka kryer mė sė miri detyrėn e tij. Shokėt e skuadrės mė kanė thėnė se po luaj mirė, - thotė lojtari. - Gjithashtu, edhe trajneri ėshtė i kėnaqur me lojėn time. Jam pėrshtatur mirė nė atė pozicion ku jam caktuar tė luaj. E di qė mund tė jap maksimumin tim. Edhe kur kam qenė nė moshė mė tė vogėl para se tė luaja me Bajernin, gjithmonė kam preferuar qendrėn e mesfushės", - shtoi ai. Feliks Magat ka kėmbėngulur prej kohėsh qė Bastiani tė luajė nė kėtė pozicion.
Lojtar pėr "Selesaon"
"E dimė tė gjithė qė ai ėshtė njė nga lojtarėt mė tė mirė pėr momentin nė Gjermani", - thotė Roi Makai. Nė pėrfaqėsuesen braziliane, Shvainstaiger do tė kishte njė vend tė sigurt nėse do tė kishte nėnshtetėsi tjetėr. "Do ta thėrrisja nė pėrfaqėsuesen tonė, - thotė trajneri Karlos Dunga shkurtimisht. - Ai ėshtė njė nga lojtarėt mė tė talentuar qė kam parė ndonjėherė".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.enearoma.4t.com
DhE^DjAlLi^QaN

avatar

Male
Numri i postimeve : 35
Age : 29
Localisation : elbasan
Emploi : ][rome][
Loisirs : ][rome][
Registration date : 13/01/2007

MesazhTitulli: Re: bundesliga   Sat Jan 20, 2007 8:04 am

Volfsburgu rikthen Marselinjon




Organizatori brazilian Marselinjo do tė rikthehet nė Bundesligė, duke u bashkuar me Volfsburgun nga skuadra turke e Trabzonsporit. Asnjė hollėsi e kontratės nuk ėshtė bėrė e ditur por mediat gjermane kanė deklaruar se "ujqėrit" kanė paguar 2.75 milion euro pėr brazilianin. Ai ka nėnshkruar njė kontratė deri nė vitin 2009 dhe do tė jetojė jo mė larg se 35 km larg Volfsburgut. Marselinjo, 31 vjeē, ka luajtur 155 nbdeshje nė Bundesligė me Hertėn e Berlinit nga 2001 deri nė 2006, duke shėnuar 65 gola pėrpara se Herta ta shiste atė pėr 2.5 milion euro nė muajin korrik. Ai ka luajtur pesė ndeshje me pėrfaqėsuesen braziliane. Gjithashtu edhe Borusia e Dortmundit ka shprehur nė tė kaluarėn interesimin pėr Marselinjon, i cili nė atė kohė nuk ishte lojtari mė i rėndėsishėm pėr Hertėn. Por ai ka patur njė reputacion si lojtar "grindavec" me probleme jashtė fushės.

Shalke mohon largimin e Altintopit
Shalkja ka mohuar fjalėt se Halil Altintop do tė bashkohet me skuadrėn turke tė Gallatasarajit. Drejtori teknik i "bluve" Andreas Myler mohoi se mesfushori 24 vjeēar do tė largohej kėtė muaj drejt Stambollit. "Hamit nuk do tė largohet gjatė merkatos dimėrore, - tha Myler. - Nuk kemi marrė asnjė ofert nga ndonjė klub ose nga ndonjė agjent pėr tė". Shalkja i ka ofruar Altintopit njė kontratė deri nė vitin 2011 dhe Myler ka shtuar se kontrata mund tė pėrmirsohet nėse lojtari do tė arrijė nė formė mė tė mirė gjatė pjesės sė mbetur tė sezonit. "Hamit ėshtė njė lojtar i rėndėsishėm pėr ne. Ai ėhstė nga Gelsenkirshen dhe zemra e tij i pėrket Shalkes', - tha ai".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.enearoma.4t.com
DhE^DjAlLi^QaN

avatar

Male
Numri i postimeve : 35
Age : 29
Localisation : elbasan
Emploi : ][rome][
Loisirs : ][rome][
Registration date : 13/01/2007

MesazhTitulli: Re: bundesliga   Sat Jan 20, 2007 8:05 am

Verder: Na intereson Xhon Kerju
luard kullolli


Verder Bremen ka konfirmuar interesin e tij pėr sulmuesin norvegjez, Xhon Kerju. "Ai ėshtė njė nga lojtarėt, pėr tė cilėt jemi tė interesuar, - tha drejtori teknik i Verderit, Klaus Alofs, pėr mediat gjermane. - Kushtet e transfertės duhet tė jenė tė qarta". Verderi udhėheq Bundesligėn me diferencė golash ndaj Shalkes nė mes tė sezonit. Shėnimi i golave nuk ka qenė problem pėr Bremenin nė kėtė sezon, por njė largim i Miroslav Kloses do t'i komplikonte disi gjėrat, pasi sulmuesi gjerman kėrkon tė largohet nė njė tjetėr kampionat.

Edhe Baros nė planet e Verderit
Udhėheqėsit e Bundesligės, Verder Bremen, janė duke kėrkuar pėr tė firmosur me sulmuesin e Aston Vilės, Milan Baros. Njė lajm nė gazetėn "Bild" ėshtė duke kėrkuar ose Barosin, ose Kerjun, pėr tė zėvendėsuar Klosen, i cili duket i vendosur pėr t'u larguar nė pėrfundim tė sezonit. Gazeta tregon se klubi gjerman ka folur me Barosin dhe citon fjalėt e trajnerit Tomas Shaf, i cili ka thėnė: "Njė lojtar i mirė, ku gjithmonė e di se ku ėshtė goli". Barosi nuk ka treguar formė tė mirė qė nga koha qė u largua nga Liverpuli dhe nė tė kaluarėn ėshtė deklaruar se Ēelsi po mendon njė ofertė serioze pėr tė.

Leverkuseni pranon kėrkesat pėr Huanin
E ardhmja e Huanit te Bajeri i Leverkusenit ėshtė nė dyshim, pasi shumė skuadra kėrkojnė tė firmosin me brazilianin. Treshja italiane, Roma, Fiorentina dhe Juventus, janė nė pritje pėr tė ardhmen e brazilianit. Huani, i cili ka njė kontratė me Leverkusenin deri mė 2009-n, ka njė klauzolė qė do ta lejonte tė largohej pėr 8 milionė euro. Drejtori teknik i Leverkusenit, Rudi Fėler, pranon se ka pasur interesim pėr mbrojtėsin. "Ėshtė e qartė se disa klube janė interesuar pėr tė, - tha Fėleri. - Gjithmonė e kemi ditur qė njė lojtar si ai do tė kėrkohej".

Mainc, trajneri Klop qėndron me kusht!
Trajneri i Maincit, Jurgen Klop, ka deklaruar se do tė largohet nėse rezultatet nuk do tė pėrmirėsohen nė tė ardhmen. Klubi i Rhinit e ka mbyllur fazėn e parė tė sezonit nė fund tė tabelės dhe pa asnjė fitore qė nga fillimi. Klopi ka pranuar se pėr pak sa nuk dha dorėheqjen pas humbjes 4-0 ndaj Shalkes nė muajin nėntor dhe se do ta marrė kėtė vendim nėse skuadra vazhdon tė mbajė vendin e fundit tė renditjes. "Pas ndeshjes me Shalken u mendova rreth njė ēerek ore pėr atė qė do tė bėja, - tha 39-vjeēari. - Nėse gjėrat vazhdojnė kėshtu, do tė jap dorėheqjen".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.enearoma.4t.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: bundesliga   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
bundesliga
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
www.Radioshqip.org :: Sport-
Kėrce tek: