www.Radioshqip.org

Forum
 
CalendarForumPortalliGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Super Liga Shqiptare

Shko poshtė 
AutoriMesazh
SKORPIONSKING

avatar

Male
Numri i postimeve : 66
Age : 32
Localisation : elbasan(detroit)
Emploi : hacker
Loisirs : hacker
Registration date : 17/01/2007

MesazhTitulli: Super Liga Shqiptare   Sat Jan 20, 2007 7:53 am

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.radioshqip.org
SKORPIONSKING

avatar

Male
Numri i postimeve : 66
Age : 32
Localisation : elbasan(detroit)
Emploi : hacker
Loisirs : hacker
Registration date : 17/01/2007

MesazhTitulli: Re: Super Liga Shqiptare   Sat Jan 20, 2007 7:56 am

Klasifikimi





Team GP PTS W D L G F G A +/-

1.SK Tirana 17 37 11 4 2 3 6 2 0 16

2.Teuta 17 31 8 7 2 2 0 1 2 8

3.Vllaznia 17 29 8 4 2 2 1 6 6

4.Partizani 17 27 6 2 0 1 4 6

5.Elbasani 17 28 7 1 7 1 7 0

6. Dinamo Tirana17 24 7 3 7 1 9 1 9 0

7. Luftetari Gjirokaster12 26 4 14 16-2

8.Flamurtari Vlore 17 21 6 3 8 2 31 9 4

9. Kastrioti Kruje17 21 5 6 6 1 9 25-6

10.Besa Kavaje 11 9 47 61 4 18-4

11.Shkumbini 17 12 33 1 11 25-10

12.Apolonia Fier1711 32 12 14 32-18
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.radioshqip.org
DhE^DjAlLi^QaN

avatar

Male
Numri i postimeve : 35
Age : 29
Localisation : elbasan
Emploi : ][rome][
Loisirs : ][rome][
Registration date : 13/01/2007

MesazhTitulli: Re: Super Liga Shqiptare   Sat Jan 20, 2007 8:08 am

Shkodranėt "vuajnė" disfatat nė "Loro Boriēi"
luard kullolli {skorpionsking}



Nėse sot Vllaznia ėshtė e treta nė renditje, tė gjithė janė tė bindur se ajo meritonte mė tepėr. Kjo nisur nga paraqitjet qė ka bėrė nė fushė, por asaj i ėshtė dashur tė vuajė shumė gabimet nė "Loro Boriēi". Duke lėnė mėnjanė barazimin me Tiranėn, qė ėshtė njė rezultat i drejtė, barazimi tjetėr me Flamurtarin dhe mbi tė gjitha humbja me Apoloninė janė tė pafalshme. Rezultate kėto qė kanė ardhur mbi tė gjitha nga mendjemadhėsia shkodrane, e cila ėshtė demonstruar edhe nė raste tė tjera te kjo skuadėr. Mjaftojmė kėtu tė pėrmendim vetėm fitoret e minutave tė fundit me Shkumbinin dhe Kastriotin. Vllaznia nuk ėshtė skuadra qė i ka tė sigurta pikėt nė shtėpi. Ajo, pėrkundrazi, luan me kėtė fakt dhe herė pas here e ka pėsuar. Vetėm 5 pikėt e lėna me Flamurtarin dhe Apoloninė tė ishin sot tė llogaritura, kuqeblutė do tė ishin tė dytėt nė renditje vetėm njė hap larg Tiranės. Pa harruar kėtu dy pikėt e lėna nė Krujė, pas gafės sė madhe tė portierit gjerman Pfanenstiel.

Lici, mbrojtėsi-shėnues mė i mirė
Ky ėshtė njė nga realitetet e Vllaznisė. Pikėrisht njė mbrojtės (nė tė vėrtetė ėshtė mesfushor i mirėfilltė, por kėtė kampionat ka luajtur mė tepėr nė mbrojtje) ka shėnuar mė shumė se askush tjetėr nė skuadrėn shkodrane, plot 6 gola. Ai ėshtė shfaqur sėrish protagonist, ndonėse nė pjesėn e parė tė kėtij kampionati raportet e tij me gjermanin Shulze nuk ishin tė mira. Gjithsesi, 32 vjeēari tregoi edhe njė herė tjetėr vlerat e tij tė vėrteta, duke u shfaqur si protagonist i vėrtetė nė tė gjitha ndeshjet e Vllaznisė. Nė kėtė mėnyrė, duket se kėtė kampionat Lici do tė kėrkojė tė thyejė edhe njė rekord tė vetin personal, pėr tė kaluar numrin 8 tė golave (mė i shumti) qė pat shėnuar nė sezonin 1995 1996, kur ekipi drejtohej nga Sabah Bizi. Pas Licit, shėnuesit mė me tepėr gola janė Sukaj me 4 dhe Bejzade e K.Dalipi me nga 3 gola.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.enearoma.4t.com
DhE^DjAlLi^QaN

avatar

Male
Numri i postimeve : 35
Age : 29
Localisation : elbasan
Emploi : ][rome][
Loisirs : ][rome][
Registration date : 13/01/2007

MesazhTitulli: Re: Super Liga Shqiptare   Sat Jan 20, 2007 8:09 am

Objektivi i Vllaznisė, ndeshje pas ndeshjeje




Pas Shulzes kthehet nė vend dinjiteti i kuqebluve. Nė kėtė mėnyrė mund tė perifrazohen 17 javėt e kampionatit pėr kuqeblutė e Vllaznisė. Me tė parin nė stol, ata kanė arritur tė grumbullojnė vetėm 14 pikė nė 11 ndeshje tė luajtura, ndėrkohė qė me ardhjen e Josės gjėrat kanė ndryshuar. Nė vetėm 6 ndeshje, tiranasi ka arritur tė "parakalojė" gjermanin, duke grumbulluar plot 15 pikė. Vetėm kėto shifra mjaftojnė tė kuptosh se cilat janė diferencat mes dy njerėzve qė u pėrzgjodhėn pėr tė drejtuar kėtė skuadėr kėtė sezon. Shulze dallohej pėr pėrgatitjen e shkėlqyer fizike qė bėnte me futbollistėt, ndėrkohė qė punėn e tij e bazonte mė tepėr te tė rinjtė. Madje njė e metė e madhe e punės sė tij ishte fakti qė ai futi nė konflikt tė vjetrit me tė rinjtė. Duke u thėnė kėtyre tė fundit se nuk keni asnjė ndryshim prej atyre me moshė mė tė madhe, gjėrat nė skuadėr filluan tė pėrkeqėsohen. Josa ndėrkohė vepron ndryshe, kėrkon tė mbajė gjithnjė nėn presion tė rinjtė, duke u thėnė se, nėse doni tė bėheni njė ditė futbollistė, duhet tė mėsoni prej atyre mė me pėrvojė qė keni nė skuadėr. Pėrveē kėsaj, Shulze futet nė konflikt me Licin, tė cilit i heq shiritin e kapitenit, pėrplaset edhe me Dalipin e Doēin, qė i lė herė pas here edhe jashtė 18 shes, nuk vlerėson Grimėn etj. Ndėrkohė, pasardhėsi i tij vepron nė mėnyrė mė tė zgjuar: thėrret madje tė japė kontributin e tij pėr skuadrėn edhe malazezin Miliē, qė ishte i pezulluar, po ashtu u jep mundėsinė tė gjithėve tė tregojnė vlerat e veta. Ky ėshtė ndryshimi dhe rezultati erdhi, pa harruar pastaj faktin tjetėr, se nė gabimet e gjermanit Shulze "mėkati" qė e rėndoi shumė ishte besimi i tepruar te njė bashkatdhetar i tij, qė kishte ardhur pėr tė mbrojtur portėn, por qė e ndėshkoi shumė Vllazninė me "gafat" e tij. Nė kėtė mėnyrė ndėrrimi nė stol solli edhe rezultatet e munguara pėr shkodranėt, aq sa tashmė bashkė me to u kthye nė vendin e vet edhe dinjiteti i humbur i kuqebluve.


Fushaj: Vllaznia, e sigurt nė kupat e Europės
Nisur nga rezultatet qė ka arritur skuadra qė ai sponsorizon, presidenti Valter Fushaj ėshtė pjesėrisht i kėnaqur. Sidomos nga pikėt e lėna prej saj nė javėt e para tė kampionatit. "Bosi" i kuqebluve e ka kuptuar nė njėfarė mėnyre se shkaktari i kėsaj situate ėshtė gjermani Ulrih Shulze. Mėnyra e drejtimit tė skuadrės prej tij nuk ka qenė ajo e duhura dhe pėr pasojė ardhja e Mirel Josės i ka zėnė vendin. Pėr tė gjitha kėto presidenti shkodran ėshtė shprehur nė intervistėn e tij pėr "Sportin shqiptar":
A jeni i kėnaqur me ecurinė e skuadrės suaj nė kėto 17 javė kampionat, teksa ajo renditet e treta, pas Tiranės dhe Teutės?
Tė them tė drejtėn, kam pritur mė tepėr nga skuadra nisur nga investimet qė janė bėrė pėr tė. Sidomos kanė lėnė pėr tė dėshiruar rezultatet nė fazėn e parė, teksa lamė shumė pikė rrugės, ndėrkohė qė nė javėt e fundit diēka u baraspeshua nė kėtė drejtim dhe prandaj jam i kėnaqur qė tashmė jemi tė tretėt.
Nė atė nisje jo tė mirė tė kampionatit, a mund tė thuhet se ajo erdhi ngaqė ju e morėt me vonesė presidencėn e klubit?
Kjo ėshtė njė nga arsyet kryesore, sepse disa nga kėto pikėt e lėna janė tė kushtėzuara edhe nga nisja me vonesė e punės, ngaqė unė e mora presidencėn me vonesė. Gjeta nė skuadėr vetėm 4 lojtarė tė rinj, qė ishin ende nė kontratė, dhe asnjė tjetėr. Gjeta njė stadium ku kullosnin kuajt dhe njė fushė stėrvitjeje jashtė pėrdorimit. Prandaj iu pėrveshėm menjėherė punės pėr tė bėrė mė tė mirėn dhe kėsisoj edhe gabimet qė mund tė kemi bėrė rrugės janė tė justifikueshme.
Nė platformėn tuaj, sapo morėt presidencėn, patėt shpallur si objektiv kryesor kthimin e gjithė futbollistėve shkodranė te Vllaznia. Pse nuk ndodhi kjo?
Ishte vonė, sepse shumė prej tyre kishin firmosur me skuadrat e tjera, megjithatė ekipi u ndėrtua dhe jam i kėnaqur qė shumicėn aty e pėrbėjnė shkodranėt.
A jeni i penduar qė zgjodhėt trajnerin Shulze pėr tė drejtuar ekipin?
Tashmė qė kanė kaluar disa kohė, e pranoj qė me tė kam gabuar. Mbi tė gjitha, sepse ai na solli nė ekip edhe njė portier si Pfanenstiel, qė vetėm portier nuk ishte. Gjithsesi, disiplina sportive dhe pėrgatitja fizike qė bėnte Shulze ishin tė shkėlqyera dhe kėsisoj ka edhe meritat e veta, pėrveē gabimeve.
Ndėrkohė e keni konsideruar fat shkėputjen e Josės nga Tirana nė ato momente kur gjėrat nuk shkonin mirė te Vllaznia dhe nxituat ta "rrėmbenit". Mendoni sėrish kėshtu?
Pa as mė tė voglin dyshim, qė ishte fat pėr ne qė Tirana vendosi ta largonte. Unė e mora vesh shpejt, kontaktova me tė dhe ai u tregua shumė i gatshėm tė vinte te Vllaznia pėr tė punuar dhe kėtė po e tregon mė sė miri me punėn qė po zhvillon.
Do tė kishit dashur ta kishit Josėn qė nė fillim tė sezonit?
Nuk di si tė pėrgjigjem, sepse gjėrat nuk janė nė dorėn e njė njeriu. Mirelin e njoh nga afėr prej dy vitesh dhe, me sa di unė, ai ėshtė njė trajner qė nuk premton shumė, por ka dėshirė qė premtimet t'i mbajė me punė dhe kėtė po e vėrteton.
Aktualisht renditeni tė tretėt, vetėm 2 pikė larg Teutės dhe 8 pikė larg Tiranės. Cili do tė jetė objektivi i Vllaznisė nė kampionat, vendi i dytė apo do tė pretendojė tė kapė edhe Tiranėn?
E them me bindje tė plotė se, nėse Vllaznia gjykohet me drejtėsi, si nė ndeshjet brenda, ashtu edhe jashtė, rezultatet e saj do tė vijnė gjithnjė nė rritje. Objektivi ynė ėshtė tė shohim ndeshje pas ndeshjesh.
Nė fillim tė sezonit premtuat se kuqeblutė do tė jenė nė kupat e Europės. I pėrmbaheni ende kėsaj deklarate?
Jam shumė i bindur se do tė ndodhė kėshtu dhe pėr kėtė nuk kam as mė tė voglin dyshim.
Ndėrkohė keni firmosur me Miroēin. Do tė ketė tė tjera pėrforcime?
Do tė tentojmė deri nė fund qė tė marrim edhe ndonjė lojtar tjetėr. Pėrveē Miroēit, do tė mund tė marrim edhe ndonjė lojtar nga Buduēnosti, ndėrkohė qė ende nuk ka marrė zgjidhje problemi i Gudjabit.
Vazhdoni ta prisni sėrish atė?
Kam njė kontratė tė firmosur me kėtė lojtar dhe po ashtu i kam dhėnė edhe njė shumė parash. Por nėse drejtuesit e Dinamos pretendojnė se kanė tė nėnshkruara 3, apo 6 kontrata me kėtė lojtar, ta mbajnė. Unė di qė ėshtė e vlefshme vetėm kontrata me presidentin. Por, siē e thashė, nėse e duan aq shumė, ta mbajnė dhe tė mė kthejnė lekėt qė i kam dhėnė. Ndryshe do tė hapė gjyq pėr kėtė ēėshtje.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.enearoma.4t.com
DhE^DjAlLi^QaN

avatar

Male
Numri i postimeve : 35
Age : 29
Localisation : elbasan
Emploi : ][rome][
Loisirs : ][rome][
Registration date : 13/01/2007

MesazhTitulli: Re: Super Liga Shqiptare   Sat Jan 20, 2007 8:09 am

Teuta, sa e sukseshme nė transfertė!

Ekipi i Teutės sė Durrėsit e ka mbyllur vitin 2006, duke u pozicionuar nė vendin e dytė tė tabelės sė klasifikimit. Njė pozicionim i mirė pėr "djemtė e detit", qė njė sezon mė parė shpėtonin nga rėnia prej superligės vetėm pėrmes ndeshjes sė "play out" it me ekipin e Skėnderbeut. Teuta e ka nisur sezonin nėn drejtimin e njė prej trajnerėve mė tė mirė tė kampionatit shqiptar tė futbollit, si Sulejman Starova, dhe me njė grup tė pėrforcuar futbollistėsh me emėr, si Vrapi, Tetova, Devolli, Xhafaj, Brahja, si dhe me njė grup ekzistues me kualitete tė tilla, si Kapllani, Mancaku etj. Teuta e fillon vrullshėm kampionatin, kur qė nė takimin e parė me ekipin e Dinamos shpartallon djemtė e Sejdinit 3 1 nė "Qemal Stafa". Njė nisje e mirė pėr Teutėn, qė merr kreun e tabelės sė klasifikimit, por qė nuk mundi ta mbante dot mė tej, pasi ėshtė Tirana qė nė javėt nė vazhdim merr supremacinė. Barazimet me Partizanin dhe Luftėtarin u kushtojnė durrsakėve lėnien e kreut, por si rrallėherė Teuta do tė dominojė nė ndeshjet nė transfertė, duke mposhtur ekipe si Flamurtari, Shkumbini. Teuta ėshtė ekipi qė rezistoi mė gjatė pa pėsuar humbje, pėr t'u mposhtur vetėm nga ekipi i Partizanit. Durrsakėt pėr pak sa nuk i morėn tripikėshin edhe Tiranės, duke e dominuar takimin, por njė gol i Dedes shpėton Tiranėn nga njė humbje e sigurt. Nė Durrės, Teuta thyen Vllazninė, Elbasanin, Flamurtarin, Besėn, Apoloninė, nė njė kohė qė humbjen e dytė e pėson nė Gjirokastėr, njė humbje e diskutueshme pėr vetė pretendimet qė kishin durrsakėt pėr njėanshmėri tė gjykimit dhe pėr dhunė nė stadium, ku mbrojtėsi Endri Vrapi u godit me tullė, duke dalė nga fusha e lojės. Kjo humbje u kushton durrsakėve shkėputjen nga Tirana, nė njė kohė qė fitorja e fundit nė vitin 2006 me Besėn e ngushton diferencėn nė 6 pikė. Teuta ėshtė ekipi qė ka pėsuar mė pak gola (12), duke pasur edhe mbrojtjen mė tė mirė tė kampionatit, por edhe ka shėnuar pak, 20 gola, ose 3 gola mė pak se Flamurtari i vendit tė 8 tė.

D.Xhafaj, goleadori i "djemve tė detit"
Golashėnuesi mė i mirė i durrsakėve ėshtė Daniel Xhafaj, me 8 gola. Teuta ka arritur 8 fitore, 7 barazime dhe 2 humbje, me golavarazh 20 12. Brenda fushės durrsakėt kanė arritur 5 fitore, 4 barazime dhe asnjė humbje, me njė golavarazh 8 2, nė njė kohė qė jashtė fushe kanė arritur 3 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje, me njė golavarazh 12 10. Teuta spikati nė kampionat si njė ekip racional, qė me pėrjashtim tė takimit me Dinamon, pjesėn tjetėr tė takimeve i fitoi me diferencė tė njė goli, duke pasur njė mbrojtje hermetike, por edhe njė sulm tė rrezikshėm. Pika mė e dobėt e durrsakėve ka qenė mesfusha, e cila me ardhjen e Bledi Shkėmbit pritet qė tė jetė njė armė mė shumė nė duart e Starovės, qė nė njė farė mėnyre ka qenė dhe ēelėsi i suksesit tė "djemve tė detit
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.enearoma.4t.com
DhE^DjAlLi^QaN

avatar

Male
Numri i postimeve : 35
Age : 29
Localisation : elbasan
Emploi : ][rome][
Loisirs : ][rome][
Registration date : 13/01/2007

MesazhTitulli: Re: Super Liga Shqiptare   Sat Jan 20, 2007 8:10 am

Superliga


Nr
Ekipi
P
F
B
H

1
Tirana
34
10
4
2

2
Teuta
28
7
7
2

3
Vllaznia
26
7
5
4

4
Elbasani
26
8
2
6

5
Partizani
24
6
6
4

6
Dinamo
21
6
3
6

7
Luftetari
21
6
3
7

8
Kastrioti
21
5
6
5

9
Flamurtari
20
6
2
8

10
Besa
19
4
7
5

11
Shkumbini
12
3
3
10

12
Apolonia
11
3
2
11
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.enearoma.4t.com
DhE^DjAlLi^QaN

avatar

Male
Numri i postimeve : 35
Age : 29
Localisation : elbasan
Emploi : ][rome][
Loisirs : ][rome][
Registration date : 13/01/2007

MesazhTitulli: Re: Super Liga Shqiptare   Sat Jan 20, 2007 8:11 am

Bistika: Po punohet pėr njė ekip kompetitiv




Dje pėrsėri aneksi i stadiumit "Loni Papuēiu" ka pasur mbipopullim futbollistėsh. Nė fillim tė stėrvitjes trajneri Andrea Marko u ka kushtuar rėndėsi disa veprimeve tekniko fizike tė futbollistėve. Pastaj skuadra ka zhvilluar njė takim pėrgatitor me skuadrėn e tė rinjve qė drejtohet nga Andrea Tanaka. Marko ka vendosur nė 11 shen e tij kėta futbollistė: Zendeli, Miēkov, Shoshi, Bega, Sulejmani, Vrenozi, Meto, Rrushani, Bratja, Jakimoski dhe Plaku. Gjatė zhvillimit tė ndeshjes trajneri Marko ka zėvendėsuar maqedonasin Miēkov me futbollistin lushnjar Dritan Ēuko, qė tashmė ėshtė zyrtarizuar me bardhėjeshilėt e Apolonisė. Gjithashtu tiranasi ka futur nė lojė si fillim edhe futbollistin Gėrēo, qė tashmė pas riaftėsimit, po e merr veten shumė shpejt, duke treguar se ėshtė njė futbollist i dobishėm pėr skuadrėn. Nė stėrvitjen e djeshme pothuajse kanė qenė tė pranishėm tė gjithė drejtuesit mė tė lartė tė klubit, si drejtori ekzekutiv Kujtim Hajdari dhe sekretari Liu Bistika. I pyetur pėr lėvizjet mė tė fundit nė ekipin qė ai drejton, sekretari i klubit fierak Liu Bistika thotė: "Siē edhe kemi njoftuar nė faqet e gazetės "Sporti shqiptar", ditėt e fundit ka pasur lėvizje tė mėdha lidhur me afrimin e futbollistėve pranė ekipit tonė. Jo vetėm menaxherėt e skuadrės, por edhe shumė miq tė skuadrės sonė kanė sjellė pėr t'u provuar disa futbollistė, tė cilėt, nėse rezultojnė tė suksesshėm, do tė aktivizohen nė ndeshjet e mbetura tė superligės. Do tė jenė trajnerėt e skuadrės qė do tė vendosin pėr emrat e futbollistėve, gjithnjė pas njė vėzhgimi tė hollėsishėm. Paralelisht me pėrgatitjet e skuadrės, do tė fillojė edhe zhvillimi i disa ndeshjeve tė kontrollit, ku do tė na jepet mundėsia tė shikojmė pėrgatitjet dhe gjendjen e disa futbollistėve, pėr tė cilėt ende nuk ėshtė dhėnė njė pėrgjigje e saktė. Kėshtu, ditėn e shtunė ekipi do tė udhėtojė drejt qytetit tė Ballshit, ku kundėrshtari i radhės do tė jetė Bylisi. Mė pas, ditėn e mėrkurė, do tė jetė takimi tjetėr pėrgatitor, qė do ta zhvillojmė ndaj skuadrės kampione tė fazės sė parė nė kategorinė e dytė, Cakrani. Tė dyja kėto ndeshje do tė luhen nė orėn 14:00 dhe do tė jetė njė test pėr shumė futbollistė. Kemi zgjedhur skuadra tė kėsaj kategorie, nė mėnyrė qė ta fillojmė gradualisht, por kjo nuk do tė thotė se do tė luajmė ndaj kundėrshtarėve tė lehtė. Pra, nga ajo qė konstatohet lehtė, ėshtė se po punohet pėr njė ekip kompetitiv, i cili tė jetė i gatshėm nė rifillimin e ndeshjeve tė superligės, duke kėrkuar kthesėn e shumėpritur nga tė gjithė." Ndėrkohė qė pritej ardhja e brazilianėve sot nė stėrvitje, ėshtė konfirmuar vetėm rikthimi i Zheralidinjos. Pėr futbollistėt e tjerė brazilianė, mungesa e biletave e ka shtyrė pėr datėn 24 janar ardhjen e tyre. Njė lajm jo i mirė pėr trajnerin Marko, qė do tė ketė shumė pak kohė nė dispozicion pėr tė parė futbollistėt nga vendi i sambės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.enearoma.4t.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Super Liga Shqiptare   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Super Liga Shqiptare
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
www.Radioshqip.org :: Sport-
Kėrce tek: