www.Radioshqip.org

Forum
 
CalendarForumPortalliGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Sport

Shko poshtė 
AutoriMesazh
THe_AnSwEr



Male
Numri i postimeve : 196
Age : 31
Localisation : Kine
Loisirs : LoL
Registration date : 24/08/2006

MesazhTitulli: Sport   Mon Dec 04, 2006 4:48 pm

Nė skuadrėn e Dinamos militojnė dy kroatė dhe dy senegalezė
Dinamovitėt nuk njohin humbje nė kėtė fillim tė fazės sė dytė, por pėrsėri drejtuesit e klubit nuk janė tė kėnaqur me forcėn goditėse tė skuadrės. Gjetja e golit pėr futbollistėt e Dinamos po bėhet njė kalvar i vėrtetė, pasi ekipi krijon shumė raste pėr shėnim, por nė mėnyrė tė ēuditshme ata nuk konkretizojnė nė portat kundėrshtare.

Transferta e fundit me Besėn i shfaqi mė shumė mangėsitė qė blutė kanė nė finalizimin e aksioneve sulmuese. Nėse Dinamo do tė kishte njė sulm tė konsoliduar, nė pėrballjen me kavajasit duhet tė kishte shėnuar tė paktėn tre gola. Me kėtė konkluzion kanė dalė drejtuesit e bluve tė kryeqytetit nė pėrfundim tė takimit tė javės 14, ku Dinamo barazoi 0-0 me Besėn.

Po sipas drejtuesve tė Dinamos, barazimet pa gola nė takimet e Durrėsit dhe tė Kavajės i kanė bėrė tė mendohen, nė mėnyrė qė nė merkaton e janarit tė afrojnė lojtarė tė vlefshėm, tė cilėt me golat e tyre duhet ta shtyjnė skuadrėn drejt sukseseve tė pritura. Megjithėse ekipi nuk po shėnon rregullisht, pėrsėri drejtuesit dinamovitė shpresojnė se nė derbin e sė shtunės me Tiranėn, Dinamo do tė japė njė figurė tjetėr nga takimi i fazės sė parė. Sipas burimeve brenda klubit dinamovit, skuadra do tė kėrkojė tė marrė maksimumin ndaj bardhebluve, sepse tashmė ėshtė koha qė Dinamo tė ngjitet.

Po sipas kėtyre burimeve, synimi i bluve pėr derbin e sė shtunės ėshtė marrja e tri pikėve, sepse ka ardhur momenti qė dinamovitėt tė mos kėnaqėn me njė pikė tė vetme. Nė skuadrėn e Dinamos militojnė katėr lojtarė tė huaj, dy kroatė dhe dy senegalezė, tė cilėve u skadon kontrata me presidencėn nė fund tė dhjetorit. Por kėta tė huaj kanė kontratė me klubin deri nė pėrfundim tė sezonit dhe pritet qė nė ditė nė vazhdim presidenca blu, do tė vendosė edhe pėr fatin e tyre.

Prej disa ditėsh tė huajt e bluve janė futur nė “ankand” dhe presin oferta nga tė gjitha anėt. Nė kėtė aspekt, futbollistėt kanė menduar tė tregohen tė zgjuar dhe tė luajnė me pazarin e tyre, pasi kushedi nuk dalin pa gjė. Javėn e kaluar u fol qė Diopi ėshtė pranė Apolonisė, por presidenca blu nuk do ta lejojė t’i ikė nga dora njė nga lojtarėt mė tė mirė tė saj.

Sipas disa burimeve brenda klubit, mėsohet se presidenca blu, sapo ka mėsuar lajmin e largimit tė Diopit, ka vepruar me shpejtėsi, duke ia ndryshuar mendjen senegalezit pėr tė vazhduar me Dinamon edhe nė pjesėn e mbetur tė kampionatit. Nga katėr tė huajt e bluve, i sigurt ėshtė largimi i 34-vjeēarit Zoran Kastel, i cili do tė largohet drejt Kroacisė dhe destinacioni i tij mendohet se do tė jetė Varteksi.

Ka shumė mundėsi qė nga Dinamo tė largohet edhe sulmuesi El Haxhi Gudjabi, i cili momentalisht ėshtė larg asaj qė blutė prisnin nga futbollisti senegalez. Flitet se destinacioni i ardhshėm i Gudjabit do tė jetė Besa e Kavajės. Nėse drejtuesit blu neglizhojnė nė rastet e Kastelit dhe Gudjabit, njė gjė e tillė nuk do tė tolerohet me mesfushorin kroat Goran Vinēetiē, i cili prej disa javėsh ėshtė lojtari mė konstant i bluve.

Drejtuesit blu kanė piketuar disa lojtarė pėr merkaton e janarit, por nuk duan t’i bėjnė publikė, sepse me rastet e tyre mund tė abuzohet dhe tė fillojė loja e pazareve, tė cilat nė tė shumtėn e rasteve janė fiktive.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
THe_AnSwEr



Male
Numri i postimeve : 196
Age : 31
Localisation : Kine
Loisirs : LoL
Registration date : 24/08/2006

MesazhTitulli: Re: Sport   Mon Dec 04, 2006 4:51 pm

Diego Armando Maradono di gjithēka pėr futbollin italian. Duke filluar nga ky Inter i papėrmbajtshėm qė ėshtė vėrshuar drejt fitimit tė titullit. “Ėshtė njė Inter argjentinas, - thotė ai me krenari, - ka ecur pėrpara falė golave tė Krespos, Kruzit, Burdisos. Pėr mė tepėr kanė edhe Kambiason, Samuelin.
Me pak fjalė, ky Inter, qė pas shumė vitesh ėshtė gati tė fitojė njė kampionat nė fushė, mban markėn e vendit tim. Dhe kjo ėshtė diēka e bukur. Mė vjen mirė edhe pėr Moratin. Ai ėshtė njė njeri dhe njė drejtues i madh. Gjatė katyre viteve, ka shpenzuar shumė, shumė para, qė ta bėjė Interin njė prej skuadrave mė tė forta nė botė dhe ka fituar fare pak. Nėse do tė arrijė ta fitojė titullin duartrokitja e parė do t’i bėhet piėkrisht Moratit, i cili nuk ėshtė pėrkulur kurrė.

Dhe ka vazhduar tė shpenzojė dhe tė investojė burime”. Maradona i bėnė edhe njė sugjerim pėr merkaton: “Nuk besoj se Barcelona do tė lėrė qė t’i ikė njė prej talenteve mė tė mdha tė futbollit botėror. Por nėse unė do tė isha Morati, dhe do tė kisha mundėsi ta merrja Mesin, nuk do tė mendohesha pėr asnjė ēast.

Do ta merrja menjėherė nė Milano. Me tė Interi do tė bėhej edhe mė i forte”. Por Diego ka edhe njė tjetėr skuadėr nė zemėr, Napolin e tij. “Kėtė vit do tė kthehet nė Serinė A. Kualifikimi as qė diskutohet. De Laurentisi ka ndėrtuar njė skuadėr tė fortė. Mė pas janė edhe forca e qytetit dhe e tifozėve. Napoli do tė vijė nė Serinė A dhe unė do tė marrė pjesė nė festėn e tij. Topi i Artė Kanavaros?

Nuk mund tė kishte njė fitues mė tė denjė. Botėrori nuk ishte i njė niveli shumė tė lartė. Yjet e mėdha zhgėnjyen. Kanavaro e fitoi me metitė sepse ishte mė i zoti. Ishte ai me zemrėn e tij, me vendosmėrinė e tij dhe me karakterin e tij qė e ndihmoi Italinė e Lipit ta fitonte kupėn”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Sport
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
www.Radioshqip.org :: Sport-
Kėrce tek: