www.Radioshqip.org

Forum
 
CalendarForumPortalliGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Sport

Shko poshtė 
AutoriMesazh
THe_AnSwEr



Male
Numri i postimeve : 196
Age : 31
Localisation : Kine
Loisirs : LoL
Registration date : 24/08/2006

MesazhTitulli: Sport   Sat Dec 02, 2006 5:09 pm

Ashtu si ishte thėnė mė parė konflikti midis sportdashėsve fierakė dhe ish lojtarėve tė kėtij ekipi tė Apolonisė sė artė diten e djeshme mori pėrmasa tė tjera me tė shkallezuara, sepse nė protesten e tyre tė paralajmeruar kanė marrėe pjesė mbi 3000 vetė , por kishte kishte plot njėrėz nė ballkonet e pallateve nė sheshin kryesor tė qytetit aty ku u festua dhe marrja e Kupes sė Republikes nė vitin 1998.

Ashtu si ishte thėnė mė parė konflikti midis sportdashėsve fierakė dhe ish lojtarėve tė kėtij ekipi tė Apolonisė sė artė diten e djeshme mori pėrmasa tė tjera me tė shkallezuara, sepse nė protesten e tyre tė paralajmeruar kanė marrėe pjesė mbi 3000 vetė , por kishte kishte plot njėrėz nė ballkonet e pallateve nė sheshin kryesor tė qytetit aty ku u festua dhe marrja e Kupes sė Republikes nė vitin 1998.

Ky nuk ėshtė njė konflikt i lindur sot, por vite me parė ku janė vite qė kjo shoqeri ka dalė me humbje. Nė kėtė tubim nuk kishte parrulla politike , por vetėm “ KOĒO IK !”, “Koēo, mashtrues”,,”KOĒO KA TJETERSUAR PRONAT E FIERAKEVE “ etj. Ashtu siē ishte bėrė e ditur protesta pati si pikėnisje bashkinė dhe prefekturen e qytetit dhe mė pas protestuesit u drejtuan nė sheshin “Fitorja”.

Nė kėtė tubim paqesor folen i mirėnjohuri Pand Tole, ish- futbollistėt e emėrmirė dhe legjendė Kujtim Majaci, Laze Haxhiaj, Hektor Paēo, Vangjel Capo, si dhe lojtaret e ekipit tė “Apolonisė” ėte persekutuar nga “sulltani” Kokedhima, siē thoshte dje nė njė shkrim tė hapur Pandi Tole. Kryefjala e pėrshendetjes sė tyre ishte “Koēo, largohu nga ekipi i Apolonisė. Fieri ėshtė i fierakeve. Ktheji pronat e ambienteve qė ke tjetėrsuar komunitetit fierak”,etj. Pėr shkeljen e ligjit ka dhe njė raport tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit qė kėrkon prishjen e shoqėrisė si tė paligjshme.

Pak histori e konfliktit
Konflikti i lindur ndėrmjet Presidentit tė SK Apollonia tė ekipit futbollit zotit Kokėdhima dhe lojtarėve tė cilet nuk kanė marrė rrogat prej muajsh, sipas tyre, ėshtė zanafilla e prishjes sė raporteve jo vetem midis kėtyre lojtarėve, por dhe prishjes deri nė revoltė tė mbarė tifozerisė.

Epitetet fyese dhe pėrēmimet nė rubrika televizive, egoizmi i papėrmbajtur qė tregoi presidenti Kokėdhima dhe mėnyra arrogante e tij pėr tė mos pritur nė njė takim sportistėt protestues pėr mos marrjen e pagave nė muajt e kaluar, presionet para ndeshjeve me gjobat e vėna bėnė qė revolta nga klubi tė zbriste nė sheshin e qytetit. Rezultatet e dobėta tė pasuara nga viti nė vit, vėnia e ambienteve sportive (pronė shteterore) nė pėrdorim pa pagesė tė F.K. Apolonia SH.A, shkeljet ligjore nė krijimin e kėsaj shoqerie sportive , tjetersimi i ambienteve sportive {si ngritja e shkolles Akademike sportive nė aneksin jugor, duke i kufizuar numrin e pjesėmarrėsve nė fushė, zhveshja nėpėr automjete e ekipeve zinxhir , menefregizmi Kokedhimes pėr spektatorin me ambiente ndėnjėse ( shkallėt) , e tė tjera kushte inferiore qė nga tribuna, dhomat e trasmetimeve, tė arbitrave, zhveshjeve tė sportistave deri tek dushet e banjot,

rezultati financiar qė nga viti 2002 deri nė fund tė vitit 2005, tre vjet me humbje 69.495.134 lekė, ( njė shoqeri me ligj kur tre vjet me humbje shpallet falimentimi)

mosanalizimi i konkluzionėve dhe pėrzgjedhjeve me premtimet e kota tė Kocos

bėnė qė dje tė irritohet ajo masė sportėdashėsish qė nuk kanė harruar se nė kohėn e tė qenurit sekretar rinie komuniste nė Fier , ku pėr mbajtje tė fanelės tė TE MADHIT – MAJACI tė internoheshin 200 sportdashes tė kėsaj armate tė kėtij sporti shumė popullor nė ndeshjen me KAVAJEN e atyre viteve tė diktatures. Ky ėshtė KOĒO KOKEDHIMA. Por nė ditėt nė vazhdim protesta do tė pėrshkallėzohet edhe nė stadiumin e qytetit sapo tė bėhet ndeshja e parė nė Fier.

Gjithashtu sportdashėsit do tė kėrkojnė llogari edhe Bashkisė qė nuk zbaton aktin e Kontrollit tė Lartė tė Shtetit pėr prishjen e shoqėrisė me Kokėdhimėn si tė paligjshme . Nėse Kokėdhima e do vetėm pėr interesa private ekipin e futbollit nė Fier ka plot biznesmenė dhe qytetarė qė mund tė financojnė pėr tė bėrė njė ekip elite dhe ndėr tre ekipet me tė mira tė vendit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
THe_AnSwEr



Male
Numri i postimeve : 196
Age : 31
Localisation : Kine
Loisirs : LoL
Registration date : 24/08/2006

MesazhTitulli: Re: Sport   Sat Dec 02, 2006 5:11 pm

22 herė kampionėt, pėrjashtimet dhe dėmtimet, janė pa stol


Sfida e sė shtunės me Vllazninė, e cila do tė luhet nė orėn 17:30, nėn prozhektorėt e stadiumit “Qemal Stafa”, e gjen Tiranėn me njė grup tej mase tė reduktuar. Si rrjedhojė e largimeve, skualifikimeve apo dėmtimeve, bardheblutė e shohin veten me gjashtė lojtarė mangut nė kėtė pėrballje tė radhės. Kėshtu, pas Merkoēit dhe Patushit, qė janė larguar nga ekipi pėr arsye disiplinore, sė fundmi del edhe skualifikimi i mbrojtėsit Abraham Alechenu.

Pėrveē humbjes 2-1 nė Krujė, nigeriani mori dhe kartonin e tretė tė verdhė, duke bėrė qė situata nė skuadėr tė rėndohet jashtėzakonisht. Tė mos harrojmė, se prej disa javėsh Tiranės po i mungojnė elementė tė rėndėsishėm, si Pisha, Fish apo Penja, tė cilėt janė dėmtuar nė gju dhe ju duhet kohė pėr t’u riaftėsuar. Kėshtu, trajnerit-sekretar, Shkėlqim Muēės, i del pėr detyrė tė sajojė njė 11-ėsh emergjence nė pėrballjen e sė shtunės me shkodranėt, ndėrkohė qė alternativat nė dispozicion do tė jenė nga ekipi i tė rinjve.

Duke filluar nga mbrojtja, pritet njė rreshtim me katėr lojtarė nė vijė tė drejtė, pikėrisht me Allmuēėn nė tė djathtė, Deden e Hajdarin nė qendėr, ndėrkohė qė nė tė majtė do tė spostohet Bakalli. Mesfusha do t’i besohet fantazisė sė Mukės dhe Duros, teksa pėrkrah Bulkut nė qendėr pritet aktivizimi i tė riut Sefa.

Nuk pėrjashtohet edhe alternativa “Pema”, i cili mund tė luajė nė krahun e djathtė, duke spostuar Duron nė qendėr, por kjo enigmė pritet tė zgjidhet vetėm pėrpara fillimit tė ndeshjes. Pėr sa i takon sulmit, dyshja Salihi-Sinani edhe kėtė herė do tė jetė nė qendėr tė vėmendjes, pasi pritet qė ta tėrheqin skuadrėn pėrpara jo vetėm me lojė, por edhe me gola.

Ajo qė duhet thėnė hėpėrhė, ėshtė fakti se te Tirana po paguhen gabimet e sė shkuarės, kur kujtojmė se pėrpara fillimit tė kampionatit larguan dy elementė tė nevojshėm si Dabulla dhe Sina. Sikur tė mos mjaftonin kėta tė dy, vjen edhe “furtuna” qė solli shkarkimin e Josės, por edhe pezullimet e Merkoēit dhe Patushit. Duke i shtuar kėtu dėmtimet e shumta, apo edhe skualifikimet, tani bardheblutė janė kthyer nė njė skuadėr pa stol, ashtu si vitin e kaluar kur humbėn kampionatin.

Tė paktėn pėr kėto ndeshje tė mbetura nga faza e dytė do tė luhet me kėtė kontigjent futbollistėsh, ndėrkohė qė me hapjen e merkatos nė muajin janar donatorėve u del pėr detyrė tė nisin negociatat me elementė cilėsorė pėr t’ia bashkangjitur Tiranės, nė pėrpjekje pėr tė fituar titullin e 23-tė kampion.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
THe_AnSwEr



Male
Numri i postimeve : 196
Age : 31
Localisation : Kine
Loisirs : LoL
Registration date : 24/08/2006

MesazhTitulli: Re: Sport   Sat Dec 02, 2006 5:11 pm

Pas problemeve tė fundit qė kanė pėrfshirė klubin e Apolonisė, ku disa nga lojtarėt fierakė kanė preferuar qė ta bojkotojnė ekipin, presidenca bardhėjeshile po i lėviz me shpejtėsi gurėt pėr tė krijuar njė ekip mė tė fortė. Rezultatet e para tė klubit fierak u panė qė nė ditėn e djeshme, pasi dinamovitėt Papa Diop dhe Klodian Asllani konsiderohen pjesė e Apolonisė. Nėse sulmuesi kuēovar e kishte bėrė divorcin me kohė me blutė e kryeqytetit, por goditja mė e madhe pėr Dinamon do tė jetė largimi i mbrojtėsit senegalez, Diop. Sipas tė tė dyja palėve, interesi pėr dinamovitėt nga klubi fierak ka ekzistuar prej kohėsh dhe tashmė dinamovitėt do ta konvertojnė fanellėn blu nė atė bardhėjeshile tė Apolonisė. Mbrojtėsi Diop ka pohuar se ka firmosur njė parakontratė me klubin e Apolonisė dhe, po sipas dinamovitit, arsyet qė e detyruan atė tė luajė me fierakėt janė thjesht financiare. Po sipas Diopit, Apolonia ofroi pėr shėrbimet e tij mė shumė se klubi aktual, Dinamo. “Unė jam profesionist dhe luaj aty ku ėshtė pagesa mė e favorshme. Ka dy vite qė luaj pėr Dinamon dhe mė 15 dhjetor mė skadon kontrata, por pėr rinovimin e saj drejtuesit mė ofruan njė shumė mė tė ulėt, prandaj vendosa tė jem pjesė e Apolonisė”, deklaron mbrojtėsi senegalez, Diop. Por nė gjurmėt e dyshes Diop-Asllani ėshtė edhe njė ish-dinamovit tjetėr i pėrjashtuar nga Dinamo. Bėhet fjalė pėr ukrainasin Sergei Romanishin, me tė cilin klubi fierak po kryen bisedimet e fundit. Ndėrkohė, presidenti i Apolonisė, Koēo Kokėdhima ka biseduar dhe i ka bėrė ftesė pėr t’i inkuadruar nė ekipin e tij, Lanit, njėrit prej portierėve rezervė tė AEK-ut, i cili pritet qė kėto ditė bashkohet me bardhėjeshilėt.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
THe_AnSwEr



Male
Numri i postimeve : 196
Age : 31
Localisation : Kine
Loisirs : LoL
Registration date : 24/08/2006

MesazhTitulli: Re: Sport   Sat Dec 02, 2006 5:12 pm

Pjesėn e dytė tė kampionatit e kemi nisur ashtu siē e meriton fanella blu”
Mesfushori i Dinamos, Erald Deliallisi, ka arritur tė shėnojė golin mė tė shpejtė pėr blutė nė kėtė sezon tė ri. Dinamoviti e shėnoi kėtė gol nė minutėn e dytė, pikėrisht ndaj skuadrės qė do ta ketė nesėr pėrsėri kundėrshtare, Besės sė Kavajės. Deliallisi me shokė po bėjnė njė figurė tjetėr nga ajo e fazės sė parė, sepse nė dy takime kanė arritur tė marrin katėr pikė, ndėrkohė qė nė start pas dy sfidave tė para ishin nė kuotėn zero.


Arbėr Hoxha

Pėr pėrballjen e sė premtes dinamovitėt janė pėrgatitur me intensitet tė lartė dhe optimizmi pėr tė marrė njė rezultat pozitiv ėshtė mė lart se kurrė. Nėse nė takimin e fazės sė parė me Besėn, ndaj bluve fitorja ishte detyrim, kėtė radhė dinamovitėt kėrkojnė qė pėrballė kavajasve tė mbajnė marshin e kapur.


Dinamo e Redi Jupit u dha njė leksion gjirokastritėve dhe me kėtė sukses blutė mendojnė se janė kthyer nė identitet. I kėtij mendimi ėshtė edhe mesfushori Deliallisi, i cili e konfirmon pėr momentin e bukur qė po kalon Dinamo. “Nė ndeshjen me Luftėtarin, Dinamo tregoi forcėn e saj dhe pas disa momentesh jo tė mira skuadra ka filluar tė reagojė nė mėnyrėn e duhur. Katėr gola mendoj se mjaftojnė pėr tė mbyllur gojėt e skeptikėve qė nuk besojnė te grupi dinamovit.

Faza e parė nuk ishte nė sinkron me objektivat e klubit, ndėrsa pjesėn e dytė tė kampionatit e kemi nisur ashtu siē e meriton fanella blu”, shprehet numri 15 i Dinamos, Erald Deliallisi. Nesėr dinamovitėt do tė zbresin nė stadiumin e Kavajės me qėllimin pėr tė arritur suksesin e radhės. Pėr mesfushorin blu, Besa vlen njėlloj si kundėrshtarėt e tjerė dhe Dinamo kėrkon qė t’u rrėmbejė verdhezinjve njė tripikėsh qė do ta ngjiste akoma mė lart.

“Gjendja e skuadrės ėshtė e mirė dhe pėr pėrballjen me Besėn jemi me fat, sepse nuk kemi tė dėmtuar problematik dhe as tė pezulluar. Gjithashtu morali dhe grinta pėr fitore janė rritur, kėshtu qė nesėr na del pėr detyrė tė arrijmė atė qė kemi shfaqur nė stėrvitje dhe nė dy takimet e fundit. Pavarėsisht se Dinamo e ka mundur Besėn nė fazėn e parė, ne e kemi vlerėsuar kundėshtarin, sepse edhe kavajasit do tė kėrkojnė tė marrin fitoren, pasi vijnė pas njė humbjeje.

Ne e respektojmė ekipin e trajnerit Vasil Bici, por shkojmė pėr fitore, pasi edhe Besa vlen tri pikė. Nė takimin e fazės sė parė me Besėn shėnova golin e parė dhe, nėse Dinamo arrin ta gjejė shpejt rrugėn e golit, atėherė jemi tė favorizuar pėr tė marrė suksesin. Nuk ka rėndėsi se kush shėnon, rėndėsi ka tė arrihet fitorja, sepse kemi nevojė tė hyjmė nė grupin e pretendentėve”, pėrfundon dinamoviti Erald Deliallisi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
THe_AnSwEr



Male
Numri i postimeve : 196
Age : 31
Localisation : Kine
Loisirs : LoL
Registration date : 24/08/2006

MesazhTitulli: Re: Sport   Sat Dec 02, 2006 5:13 pm

Argjentinasi Carlos Tevez, si dėnim duhet tė veshi uniformėn e Brazilit pėr njė javė nė stėrvitje. Nė fillim 22-vjeēarit Tevez ju tha qė jepte £1,000 pėr bamirėsi, si formė dėnimi. Por shokėt e skuadrės duan gjithashtu qė argjentinasi tė veshė dhe uniformėn e rivalėve tė tyre tė pėrhershėm, Brazilit.

Pasi doli i nxehur nga fusha dhe iku nga stadiumi Boleyn Ground tė shtunėn gjatė ndeshjes me Sheffield United, kur trajneri Parde e zėvėndėsoi me Teddy Sheringham nė mes tė pjesės sė dytė, Tevez u qetėsua dhe kėrkoi tė falur tė hėnėn nė stėrvitje. Ai tha se kishte bėrė “shumė gabim” dhe me verpimet e tij nuk kishte dashur tė fyente lojtarėt e tjerė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
THe_AnSwEr



Male
Numri i postimeve : 196
Age : 31
Localisation : Kine
Loisirs : LoL
Registration date : 24/08/2006

MesazhTitulli: Re: Sport   Sat Dec 02, 2006 5:13 pm

Futbollisti mė i mirė i Evropės pėr kėtė vit, italiani Fabio Kanavaro, braziliani Ronaldinjo dhe francezi tashmė nė pension, Zinedin Zidan kanė hyrė nė rrethin e ngushtė pėr epitetin e futbollistit mė tė mirė tė botės, ka bėrė tė ditur FIFA. Sipas FIFA-s, lista e kandidatėve ka hyrė nė rrethin e ngushtė pas votimeve tė bėra nga pėrzgjedhėsit dhe kapitenėt e skuadrave kombėtare nga e gjithė bota.
Futbollisti mė i mirė i botės pėr vitin 2006 do tė shpallet mė 18 dhjetor nė njė mbrėmje madhėshtore, e cila do tė mbahet nė Operėn e Cyrihut. Emėrtimi i kėsaj mbrėmjeje do tė jetė “Futbolli takon Mocartin”, me tė cilėn gjė FIFA dėshiron qė ta shėnojė 250 vjetorin e lindjes sė kompozitorit tė njohur Volfgang Amadeus Mocart. Nė kėtė mbrėmje do tė ndahen edhe shpėrblime tė tjera nga FIFA, mes tė cilave edhe shpėrblimi i presidentit tė FIFA-s dhe shpėrblimi pėr “fair-play”.

Tre futbollistėt mė tė mirė nė Kupėn e Botės nė Gjermani – Zidan, Kanavaro dhe Andrea Pirlo, si dhe tre golashėnuesit mė tė mirė tė Botėrorit, gjermani Miroslav Klose, argjentinasi, Hernan Krespo dhe braziliani Ronaldinjo, po ashtu do tė shpėrblehen me nga njė ēmim. Atyre do t’iu bashkangjitet edhe portieri mė i mirė i Botėrorit, italiani Xhanluixhi Bufon, si dhe dy skuadrat tė cilat patėn mė sė paku dėnime disiplinore gjatė Botėrorit, e kėto janė Brazili dhe Spanja.

FIFA po ashtu ka bėrė tė ditur edhe tri kandidatet pėr epitetin e futbollistes mė tė mirė tė botės, qė sivjet janė: amerikanja, Kristin Lili, gjermanja, Renate Lindor dhe brazilianja, Marta.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
[Inter]

avatar

Male
Numri i postimeve : 352
Age : 27
Localisation : Shkoder . Veri per ato qe nuk e dine ;p
Emploi : Student & Punonjes ne nje Net Caffe
Loisirs : Shum shum shum sa nuk di me i numru ;p
Registration date : 11/11/2006

MesazhTitulli: Re: Sport   Mon Dec 04, 2006 9:38 am

Rrezikohet trainieri i Milanit Anceloti nga rezultatet e dobeta qe ka arritur shkuadra e tij ne kete periudhe . Barazimi i fundit i Milanit me Cagliarin 2-2 eshte nje tjeter pamje e krizes qe eshte duke kaluar skuadra e Milanit e cila ndodhet ne vend te 15 me 12 pike . Eshte pak per nje skuader e cila pretendon per fitim kampionati dhe e cila pretendon edhe per Champions League . Shpresa e fundit e Ancelotit per te qendruar ne pankinen e Milanit eshte ndoshta vetem fitimi i Champions League . Por kriza tjeter e Milanit eshte edhe ngaqe ajo eshte duke mbetur pa portierin me te mire te tij Dida . Dides i eshte kerkuar nje riperteritje kontrate nga Milani e cila i ka ofruar 4 milion Euro per 4 sezone ne krahasim me Chelsea e cila ka ofruar 20 milion Euro per 4 sezone . Te gjithe presin nje pergjigje por shume persona mendojne per kalimin e Dides me Chelsea .

(O me si thoni ju a bej per un reporter Smile))) )

_________________
Proud To Be Albanian !!!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://WwW.AlbTek.Com
THe_AnSwEr



Male
Numri i postimeve : 196
Age : 31
Localisation : Kine
Loisirs : LoL
Registration date : 24/08/2006

MesazhTitulli: Re: Sport   Mon Dec 04, 2006 2:39 pm

hahahahahah un jam me i mir me me shum lajme
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
[Inter]

avatar

Male
Numri i postimeve : 352
Age : 27
Localisation : Shkoder . Veri per ato qe nuk e dine ;p
Emploi : Student & Punonjes ne nje Net Caffe
Loisirs : Shum shum shum sa nuk di me i numru ;p
Registration date : 11/11/2006

MesazhTitulli: Re: Sport   Sat Dec 09, 2006 6:50 am

Po un nuk io degjoj fare lajmet Wink vetem cfare kisha degjuar nga goja e te tjereve Wink

_________________
Proud To Be Albanian !!!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://WwW.AlbTek.Com
THe_AnSwEr



Male
Numri i postimeve : 196
Age : 31
Localisation : Kine
Loisirs : LoL
Registration date : 24/08/2006

MesazhTitulli: Re: Sport   Thu Dec 21, 2006 1:33 pm

po ore po
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Sport   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Sport
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
www.Radioshqip.org :: Sport-
Kėrce tek: